Izraeli thotë se një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi nuk përputhet me asnjë nga pengjet e marra.
Hamasi u detyrua të kthente 48 pengjet e mbetura, si pjesë e fazës së parë të planit të paqes në Gaza. Deri tani, 20 pengjet që janë gjallë dhe trupat e pajetë të shtatë pengjeve të tjera, janë kthyer, shkruan BBC.
Tre trupat e tjerë të dorëzuar mbrëmë janë: Tamir Nimrodi, Eitan Levi dhe Uriel Baruch.
Në përgjigje të vonesave në dorëzimin e trupave, Izraeli ka kërcënuar të kufizojë ndihmën në Gaza dhe të vonojë rihapjen e pikës kalimtare të Rafah.
Marrëveshja e armëpushimit duket se po has në vonesa, pasi Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze mund të mos jenë në gjendje të gjejnë mbetjet e pengjeve para afatit fillestar të hënën.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit