Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite është rritur në 254 që prej fillimit të ofensivës më 7 tetor 2023, njoftoi Zyra e Medias e qeverisë së Gazës, transmeton Anadolu.
Në njoftimin nga zyra e medias thuhet se gazetarët Yahya Barzaq dhe Sami Davud janë viktimat më të fundit të sulmeve izraelite. Davud punonte për televizionin “Ravafid”, ndërsa Barzaq raportonte për disa media kur u vra.
Zyra dënoi ashpër shënjestrimin sistematik të gazetarëve nga ushtria izraelite dhe u bëri thirrje sindikateve arabe dhe ndërkombëtare të gazetarëve të dënojnë krimet e përsëritura kundër punonjësve të medias.
Në deklaratë u kërkua gjithashtu që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për një armëpushim urgjent në Gaza dhe të garantojë mbrojtjen e civilëve dhe gazetarëve.
The post Izr*aeli vr*et 2 gazetarë të tjerë në Ga*za, rritet në 254 shifra totale appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?
Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?