Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën.
Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.
Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.
Ushtria izraelite u shfajësua duke thënë se një “gabim teknik” ndodhi gjatë sulmit, i cili tha se kishte për qëllim goditjen e “terroristëve” të Xhihadit Islamik, duke bërë që municioni të binte dhjetëra metra larg objektivit. “Incidenti është duke u hetuar”, tha ushtria izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ishin në dijeni të “pretendimeve për viktima në zonë si pasojë e sulmit”, duke shtuar se “shprehin keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve“.
Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet pas sulmit tregojnë fëmijë të përgjakur dhe trupa të pajetë, të shoqëruar nga britma, panik dhe dëshpërim. (A2 Televizion)



Të tjera
Zbulohet data, kur do të ni nisë gjyqi për su*lmin te*rrorist në Ibër-Lepenc
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara
Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë