Trajneri katalanas Pep Guardiola, i cili në kar rierën e tij ka fituar plot 39 trofe mes Barcelonës, Bayern Munich dhe Mançester Siti, ka pranuar se shpesh ka bërë gabime në karrierën e tij, si trajner. Kështu gjatë një prononcimi në programin televiziv “Adiós a Txiki”, që i kushtohej ish-drejtorit sportive të “Citizens”, Tsiki Begirishtain, Guardiola u ndal te një vendim që sot do të donte ta kishte marrë ndryshe: largimi i Hezus Navas nga Mançester Siti.
“Unë po zgjedh një emër jo të zakonshëm, Hezus Navas. Duhej të kishte qëndruar më gjatë me ne. Faleminderit për vitin e kaluar bashkë, por më vjen vërtet keq që e lashë të ikte. Do të kisha dashur shumë të kishte qëndruar më gjatë, por ndonjëherë ja që bëhen edhe gabime”, u shpreh Guardiola. Spanjolli zhvilloi 183 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha 35 asiste në 4 sezone me Manchester Sitin, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij në krahun e djathtë.
Ai erdhi në 2013-n nga Sevija dhe vendosi të largohej duke u kthyer sërish në Spanjë, në 2017-n. Në fakt, Guardiola dhe Navas ndanë vetëm një sezon së bashku, por ai vit duket se ishte i mjaftueshëm për të lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e trajnerit iberik. Megjithatë, kur u pyet për lojtarin më të rëndësishëm të epokës së tij në “Etihad”, trajneri katalanas nuk pati asnjë dyshim:
“Gundogan, për vlerën e madhe që pati te ne”, tha shkurt Guardiola, duke nënvizuar rolin vendimtar të mesfushorit gjerman në sukseset e Sitit në vitet e fundit. Aq sa jo më kot, ai e riktheu Gundogan për herë të dytë, pas dy sezoneve që ai kaloi në radhët e Barcelonës. Ndonëse përfundimisht, “Citizens” i dhanë lamtumirën gjermanit këtë verë, kur ai u transferua në Stamboll te Gallatasaraji.
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes