Pas një sagë të gjatë negociatash dhe pritjeje, tashmë është konfirmuar zyrtarisht: Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane. Pas katër vitesh në krye të Real Madridit, tekniku italian është zgjedhja e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) për të udhëhequr “Seleçãon” drejt ëndrrës së titullit të gjashtë botëror.
Ancelotti do ta drejtojë për herë të parë Brazilin më 5 qershor, në sfidën kundër Ekuadorit, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Me këtë emërim historik, ai bëhet i pari trajner i huaj që merr drejtimin e kombëtares së meshkujve të Brazilit.
Sipas asaj që raporton ESPN, Ancelotti do të përfitojë një pagë mujore prej 770 mijë eurosh, më shumë se dyfishi i asaj që merrnin paraardhësit e tij, Tite dhe Dorival Júnior. Përveç tij, në staf pritet të përfshihen edhe tre ose katër ndihmës, edhe pse ende nuk është e qartë nëse i biri i tij, Davide Ancelotti – aktualisht zëvendës te Real Madridi – do ta shoqërojë në këtë aventurë, pasi për të është përfolur një fillim karriere si trajner i parë.
Ky hap i madh i CBF vjen në një periudhë të trazuar për federatën, me presidentin Ednaldo Rodrigues nën hetim për mashtrim, por pavarësisht polemikave, nënshkrimi i Ancelottit pritet të formalizohet brenda fundit të majit. Brazili po hyn në një epokë të re me një nga emrat më të mëdhenj në historinë e trajningut ndërkombëtar, që ka kaluar në pankinat e Milanit, Chelsea-t, PSG-së, Bayern-it dhe së fundmi te Real Madrid.s.n.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së