Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium. Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram në ditë.
Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur, shkruan noa.al. Gjithsesi rreth 21 institute shkencore nga vende të ndryshme kanë dalë në përfundimin se limitet e konsumimit të kripës janë të ulta, por kjo masë sipas tyre duket e panevojshme.
Studiuesi Andrew Mente dhe kolegët e tij, udhëhoqën një studim me 94,000 persona, nga mosha 35-70 vjeç, duke u munduar të saktësonin sa kripë duhet që të dëmtohet shëndeti. Në përfundim të studimit, konsumimi ditor optimal i kripës ishte 2 gram ose një lugë kafeje.


Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë