“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin”.
Këtë përgjigje dha në OFF the Record më Andrea Dangllin, ish-këshilltari i sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjet në çështjen e dialogut Kosovë Serbi. Në A2 CNN ai tha zgjidhja e konfliktit nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë.
“Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të patur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë , por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë p.sh në rastin e Maqedonisë duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”. (A2 Televizion)



Të tjera
Caktojuani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative
Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë
Temperaturat mbi 30 gradë, dhjetë këshilla për të moshuarit