Trupave franceze të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999 u printe koloneli, Jacques Hogard.
Ai kishte marrë vendimin më 24 qershor të atij viti që ta mbyllte Urën e Ibrit për qarkullim, në emër të mbrojtjes së qytetarëve serbë.
Hogard në vitet pasuese ka mbajtur qëndrime kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, ndërkaq më 2023 është dekoruar nga Milorad Dodik si president i Republikës Serbe në Bosnjë, krahas presidentit rus Vladimir Putin. Hogard është gjithashtu autor i librit “Evropa vdiq në Prishtinë”.
Kjo dekoratë për të, është një tregues sipas Nedzad Ugljanin, se ndarja e Mitrovicës ishte një plan.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit