Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se është dorëzuar aktakuza ndaj saj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari ka thënë se është njoftuar për këtë nga avokati i saj dhe se do të deklarohet më gjerësisht për media pas pranimit të plotë të dokumentit të aktakuzës.
“Të nderuar qytetarë, sapo u njoftova nga avokati im për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media,” – ka shkruar Hajdari.
Ajo ka theksuar se ndihet krenare për punën e bërë në sigurimin e rezervave shtetërore të mallrave gjatë krizës së fillimit të vitit 2022, kur vendi përballej me mungesë të produkteve esenciale.
“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022,” ka shtuar ajo.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e aktakuzës.
Reagimi i Plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.
Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.”



Të tjera
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izr@elit
Boronica, një aleat kundër tensionit e diabetit
“Tomë Gashi ‘thumbon’ PDK-në pas zgjedhjeve në Mitrovicë: ‘Mos i jepni zor, se kot e keni’”