Mourinho trajner i Portugalisë? Ai mohon: Jam njeri besnik, do ta kisha njoftuar Fenerbahçen

Jam njeri besnik, do ta kisha njoftuar Fenerbahçen

Pas një sezoni të parë pa trofe në stolin e Fenerbahçes, e ardhmja e José Mourinhos në Turqi është vënë në dyshim. Megjithëse ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm, në mediet portugeze dhe ndërkombëtare po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të “Special One” për të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë, në vend të Roberto Martinezit, i cili nuk po bind federatën.

Por vetë Mourinho ka reaguar dhe mohuar kategorikisht një takim me Federatën Portugeze të Futbollit:

Oblak, në prag të legjendës, vetëm 90 minuta nga historia

“Jam një person besnik. Herën e fundit që një klub më kontaktoi, e njoftova Fenerbahçen. Ishte janar dhe kërkova një takim me klubin. U thashë që një tjetër skuadër ishte e interesuar për mua, por ata nuk e pranuan ofertën. Nuk ka pasur asnjë takim me Federatën Portugeze të Futbollit; nëse do të kishte ndodhur, klubi im do të ishte informuar,” – u shpreh trajneri portugez.

Për momentin, Mourinho qëndron në krye të Fenerbahçes, por dyshimet për të ardhmen mbeten të forta, veçanërisht nëse Portugalia dështon në Europianin e ardhshëm.