Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent – Ekonomia Online

Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent

I qeshur, shpesh herë duke bërë shaka. Shpesh arrogant dhe jo pak herë ekstravagant dhe pse jo mendjemadh. Cilësi këto të një futbollisti, i cili pa frikë sot mund të quhet më i miri në botë. Dhe ky është Lamin Jamal. Shumë epitete, por të kuptueshme për një adoleshent, që bota i duket e vogël sa një top futbolli.

Shumë lëvdata dhe shumë kritika, të cilat trajneri i skuadrës kombëtare të Spanjës Luis de la Fuente do i shpjegonte në këtë mënyrë. “Disa pjesë të medias e kanë kritikuar Lamin Jamalin për arrogancë të perceptuar dhe për shpërqendrim nga fama e tij këtë verë. Diçka që nuk përbënte shqetësim për de la Fuenten. Një gjë është ajo që ai përcjell nga jashtë dhe një tjetër është ajo që ka nga brenda.

Ai është një fëmijë që punon në palestër, me fizioterapistin, me nutricionistin, kujdestarin psikologjik. Ai filloi me ne në moshën 16 vjeç dhe ka treguar pjekuri mbresë-lënëse. Jamal e përballon presionin natyrshëm dhe me kontroll të admirueshëm. Kur flas me të privatisht sigurisht që është vetëm një fëmijë, por më trembin mendimet që ka. Jam i lumtur që është kështu. Flasim, më pëlqen të jem shumë afër tij dhe që lojtari është i qetë dhe e di se ka komunikim të hapur”. Kështu ka deklaruar de la Cadena SER gjatë një interviste të hollësishme.

Ndërkohë, të tjerë besojnë se ai duhet të jetë “Topi i Artë”. De la Fuente komentoi se kishte një mori zgjedhjesh nga Spanja. “Lamin Jamal ka potencialin të jetë më i miri në botë, por çfarë mund të themi për Mikel Merino, Fabian, Dani Olmo ose Pedri? Ata janë lojtarët më të mirë në pozicionet e tyre. Do t’ia jepja “Topin e Artë” një spanjolli, do të isha i lumtur nëse do të ishte Fabian Ruiz ose Lamin Jamal. Ky ekip nuk ka tavan” ka vazhduar trajneri kombëtares spanjolle de la Fuente. Ai ka mbërritur në kombëtaren A, duke ngjitur një pas një të gjitha shkallët e karrierës, nga u-17 deri te U-21 dhe në njëfarë mënyrë kjo kombëtare është edhe produkt i tij.

“Kam takuar shumë prej tyre si fëmijë, dhe sot janë yje botërorë, më të mirët në botë në pozicionet e tyre. E kam të vështirë të gjej fjalë për të shprehur admirimin që kam për këtë grup. Trajneri bask e kritikoi skuadrën e tij pas fitores ndaj Bullgarisë por pas shkatërrimit të Turqisë ai, vuri në dukje se kishte ende vend për përmirësim. Megjithatë, talenti i tyre nënkuptonte se ky tavan ishte shumë i lartë sipas tij.

“Ky është momenti më i mirë që ka kaluar ekipi kombëtar që kur kemi qenë këtu, por nuk është tavani që mund të arrijmë. Nuk shoh ndonjë tavan për këtë ekip. Ka vend për përmirësim, për rritje të vazhdueshme, para së gjithash për shkak të cilësisë së lojtarëve dhe qëndrimit të tyre. Ata janë të pangopur; duan të fitojnë gjithnjë e më shumë. Ata e pranojnë shumë mirë mesazhin ‘duhet të bëjmë më mirë nesër’. Ky grup është i palodhur. Ky është një entitet i gjallë. njerëzit vijnë, përfshijnë gjëra të reja dhe ky përditësim më bën të mendoj se ka vend për përmirësim”.