Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, nga “Lagjja e Artistëve” në Ulpianë, ka premtuar mbështetje për këtë komunitet.
Çeku ka theksuar se artistët i ka mbështetur edhe sa ka qenë në krye të Ministrisë së Kulturës, ndërsa është zotuar se edhe nga 12 tetori do të kenë përkrahje edhe nga Komuna.
“Shumë nga nismat e tyre janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, ndërsa prej 12 tetorit e në vazhdim do të kenë përkrahje edhe nga Komuna. Në kuadër të platformës “Prishtina 2035”, kemi paraparë dhjetëra masa të qarta për zhvillimin e artit dhe veprimtarive krijuese në qytet, nga hapësirat shumëpërdorimëshe komunitare në çdo lagje e fshat, deri te rezidencat vjetore për 30 artistë dhe fondi emergjent për përkrahjen e tyre shoqërore.”, ka shkruar Çeku në Facebook, pas një takimi që zhvilloi në lagjen Ulpiana.



Të tjera
Pesë arsyet pse nuk po ju zhduken puçrrat nga fytyra
Bëni rrobat tuaja të duken si të reja
Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji