Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

Janusz Bugajski, zë i arsyes dhe mik i Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kërkuesit shkencor dhe analistit të njohur amerikan, Janusz Bugajski, duke e vlerësuar si një figurë të rrallë të mendimit kritik dhe një mik të çmuar të Kosovës, përcjell KosovaPost.

Në reagimin e tij, kryeministri Kurti e ka përshkruar Bugajskin si intelektual të jashtëzakonshëm dhe njohës të thellë të politikës së jashtme, i cili me integritetin profesional dhe analizat e tij të qarta ka fituar respekt në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë.

“Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme, intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë,” ka deklaruar Kurti, duke theksuar kontributin e tij në rritjen e vetëdijes ndërkombëtare për situatën në Ballkan gjatë disa dekadave.

Kryeministri ka kujtuar se e ka takuar Bugajskin disa herë që nga viti 1997, duke e cilësuar si “kombinim unik të kompetencës, drejtësisë dhe njerëzisë”, ndërsa ka theksuar se analisti Bugajski nuk e ka një të dytë në fushën e tij.

“Janusz Bugajski është figurë që do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve. Ngushëllime të përzemërta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij”, ka përfunduar Kurti.