Japonia ka lëshuar me sukses një satelit për vëzhgimin e Tokës nga një raketë H3.
Bëhet e ditur se raketa H3 u ngrit nga Qendra Hapësinore Tanegashima në një ishull japonez dhe lëshoi ngarkesën e saj rreth 16 minuta më vonë, duke e vendosur atë në një orbitë të synuar siç ishte planifikuar, ka njoftuar Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA).
Është gjithashtu i aftë të monitorojë aktivitetin ushtarak, siç janë lëshimet e raketave, me një sensor infra të kuq të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan yahoonews.
Kreu i JAXA-s, Hiroshi Yamakawa vlerësoi nisjen e sukesshme si “një hap i madh” drejt sigurimit të qasjes së Japonisë në hapësirë.
“Unë besoj se dy fluturimet e suksesshme me radhë do të ndihmonin në fitimin e besimit nga brenda dhe jashtë vendit”, tha Yamakawa.
Edhe menaxheri i projektit H3 i JAXA-s, Makoto Arita, tha se misioni ishte “pothuajse një sukses i përsosur”.
Siç raportohet, ALOS-4 është një pasardhës i ALOS-2 aktual dhe mund të vëzhgojë një zonë shumë më të gjerë.
Japonia do të operojë të dyja për momentin.
Lëshimi ishte i treti i sistemit H3, pas atij të suksesshëm më 17 shkurt dhe fluturimit tronditës të dështuar debutues një vit më parë.
Japonia sheh një aftësi të qëndrueshme dhe konkurruese të transportit hapësinor si çelës për programin e saj hapësinor dhe sigurinë kombëtare.
Të tjera
Garanci sigurie për Kievin, Rusia bën hapa drejt zgjidhjes diplomatike
Shpifjet nuk mbulojnë dështimet e qeverisë
Policia e Kosovës kap 18 shtetas të huaj ilegalë në autobusin dy katësh Mitrovicë-Beograd