Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve shprehet i pakënaqur me rritjen e pensioneve nga Qeveria Kurti, duke kërkuar kështu rritje të 50% nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë kategori.
”Është e vogël sepse kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që benificionet për kategorit e luftës të ketë ngritje 50% e tutje, mendoj se është shumë e vogël” thotë ai.
Jashari, thotë se kjo rritje nuk e rregullon çështjen e këtyre kategorive, duke e konsideruar si lojë politike të Qeverisë Kurti këtë ngritje.
”Kjo për mendimin tim nuk e rregullon çështjen e këtyre kategorive, nuk e bën një benifit të qëndrueshëm dhe mendoj se janë lojëra politike, sepse për 4-5 vite s’pati ngritje, por kjo ngritje nuk e zgjidhë problimin e jetesës për këto kategori” tha ai.



Të tjera
Lista Serbe ankohet në PZAP pasi nuk iu miratua lista e kandidatëve nga KQZ
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP