Jashari pritet me duartrokitje në Gardën Kombëtare të Ajovas

Jashari pritet me duartrokitje në Gardën Kombëtare të Ajovas

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me rreshterin Bedri Zuka, u prit me duartrokitje nga pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas në Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas njoftimit të Gardës së Ajovas, gjatë vizitës së tyre, drejtuesit e FSK-së patën mundësinë të njihen me aftësitë dhe procedurat e Gardës amerikane, si dhe të shohin nga afër trajnimet që zhvillohen në kampin Dodge.

Vizita është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe forcave amerikane.