Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare së Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn.
Bëhet e ditur se Jashari e ka njoftuar me aktivitetet aktuale të FSK-së, procesin e përgatitjes për validim, si dhe vlerësimet e larta dhe mësimet e mësuara pas trajnimit të përbashkët që është realizuar në JRTC.

Ndërsa në anën tjetër, FSK-ja thotë se Osborn është shprehur i kënaqur për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri tani, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.
“Gjithashtu, ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajovas, përkatësisht FSK dhe GKA, si një storie suksesi i një bashkëpunimi të frytshëm, i cili së fundmi ka avancuar në një nivel tjetër, me planifikimin e përbashkët për një periudhë 3 vjeçare. Gjenerali Osborn shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Jasharit dhe personelit të FSK-së për pritjen e ngrohtë, duke theksuar kënaqësinë për progresin e dukshëm që po realizohet në të gjitha fushat”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas FSK-së, mysafiri me grada të larta në Gardën KOmbëtare të Ajovas ka riafirmuar mbështetjen e tij të palëkundur në rrugën drejt arritjes së qëllimeve strategjike, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

“Sipas agjendës së përbashkët, GLT Jashari dhe GM Osborn do të marrin pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A-5, që do të realizohet në Tiranë”, thotë FSK-ja.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta