CNN publikoi një përmbledhje të asaj që ata kanë thënë deri më tani:
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e quajti sulmin e ri të ushtrisë izraelite “jashtëzakonisht të pamatur dhe të tmerrshëm”, duke thënë në një postim në X se ai do të “sjellë vetëm më shumë gjakderdhje, do të vrasë më shumë civilë të pafajshëm dhe do t’i rrezikojë pengjet e mbetura” që mbahen në enklavë.
Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, gjithashtu shkroi në X, duke thënë se “intensifikimi i operacionit izraelit në Gaza sjell më shumë viktima, zhvendosje të mëtejshme dhe zhvendosjen e detyruar të popullsisë civile palestineze. Vuajtjet e tyre tashmë janë të papërshkrueshme”.
Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, tha se vendi i saj është “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga sulmi i ri. “Ne kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi kur këto plane u paraqitën se çdo ndryshim i territorit me forcë do të ishte një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, tha ajo.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën