Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, këtë javë sigurisht që nuk do të mbahet mend me mall dhe jo vetëm për eliminimin me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve të mërkurën nga Arsenali, i cili fitoi 2-1 në Madrid dhe kaloi në gjysmëfinale me një fitore të përgjithshme 5-1, por Mbappe mori një lajm të ri të keq në lidhje me biznesin e tij jashtë fushës.
Mbappe, ose më mirë fondi i tij i investimeve Coalition Capital, e bleu klubin Caen vitin e kaluar për 15 milionë euro, por pavarësisht kësaj, klubi sezonin e ardhshëm do të luajë në divizionin e tretë të Francës.
Caen, një nga klubet më të vjetra franceze, u mposht mbrëmë në shtëpi nga Martigues me rezultat 3-0 dhe u rrëzua nga liga me tre xhiro të mbetura në Ligue 2.
Pas blerjes së klubit, Mbappe premtoi një kalim të shpejt në mesin e ekipeve më të mira në Francë dhe tani do të luajë në kategorinë e tretë të futbollit francez për herë të parë pas 40 vitesh. /Telegrafi/



Të tjera
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije