Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 217 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 49 për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 23 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Policia në Prishtinë njofton se janë shqiptuar 4400 gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4400 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 297 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”



Të tjera
Vinicius mund të gjobitet deri në kaq para pas shpërthimit në “El Clasico”
Juventusi e shkarkon trajnerin Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit
5 mënyra të provuara shkencërisht se si të përmirësojmë kujtesën