Asnjë lëvizje muskuli, asnjë shqetësim për mungesat, por shumë besim se skuadra e tij do bëjë mirë kundër Njukasëll. I tillë është treguar Hansi Flik para konferences në Angli, ku sa bashku me Kristensen i janë përgjigjur gjithçkaje që kanë dashur të dinë gazetarët.
RETH RASHFORD “Duhet të shikosh pak prapa. E kam ndjekur Markusin që nga Mançester Junaitid. Ai ka shpejtësi, aftësi një me një dhe finalizim. Ajo që kam parë në javët e para ka qenë shumë e mirë dhe ai ka më shumë potencial për të treguar. Është mirë që e kemi në ekip. Unë flas anglisht dhe është e lehtë të kuptohem me të. Ai po sjell cilësi dhe është përshtatur mirë në ekip. Ai duhet të tregojë cilësinë e tij. Po njihet më shumë me sistemin. Ai ka qenë shumë i mirë për grupin. Ne kemi një grup të ri dhe ai mund të lidhet me ta. Është mirë që kemi cilësitë e Markusit.”
KUNDËRSHTARI “Do ta shohim nesër. Duhet të përshtatemi pak me stilin e kundërshtarit. Kështu është në çdo ndeshje. Duhet të marrim në konsideratë atë që bëjmë bazuar në ekipin që ke përballë. Kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur. Nëse kemi hapësirë, duhet ta shfrytëzojmë”.
MUGESA E JAMAL “Nuk mendoj se duhet t’i bëjmë presion. Kemi një ekip mjekësor fantastik. Do të shohim se si do të zhvillohet. Nëse kthehet, duhet të jetë 100 për qind i gatshëm. Është një lojtar i ri dhe duhet të kujdesemi për të.”
AFTËSIA PËR TË SHËNUAR “Nuk mendoj shumë për këtë. Ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe çdo ekip dëshiron të fitojë Ligën e Kampioneve. Kam ndjesinë se te Barça po kërkojmë të gjitha këto gjëra. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.”
FORMACIONI “Më duhet kjo seancë stërvitore dhe tetë orë pushim për të vendosur. Ka kohë deri në prag të ndeshjes. Do e merni 90 minuta para se takimi të fillojë.
Të tjera
Edhe me Biden, edhe me Trump, SHBA konfirmon se s’ka marrëdhënie të mira me Kurtin: Partneriteti me popullin nuk braktiset
10 milionë euro humbje nga uzurpimi i pronës në Veternik, rrëfehet pala e dëmtuar
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj