Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai ka vlerësuar ndeshjen me Sllovakinë si të barabartë.
“E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët”.
“Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.
Muriqi ka thënë se do ta marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë nëse akordohet ndonjë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 kundër Sllovakisë.
Kosova luan të enjten nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.



Të tjera
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rikthen procesin në Kuvend
Gjasat e Kombëtareve për të shkuar në Botëror, këto janë përqindjet e Kosovës e të Shqipërisë
Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin