Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka falënderuar të gjithë akterët për punën e përbashkët në realizimin e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, përcjell KosovaPost.

“Shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë përfundon sot. Menjëherë pas saj fillojmë me vendosjen e shtresës së tretë, e më pas me punimet e sinjalizimit dhe ndriçimit. Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe të shumëpritur. Falënderoj të gjithë akterët për punën e përbashkët që kemi bërë dhe po vazhdojmë ta bëjmë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.