Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte thënë se në vend të mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, Vetëvendosje do të duhej të kishte bërë përpjekje për të krijuar shumicë qeverisëse.
Në një reagim në rrjete sociale, Manxhuka ka thënë se deklarata e Abdixhikut është “arrogante”, duke kujtuar një kronologji të ngjarjeve gjatë vitit 2025 që, sipas tij, dëshmon se Vetëvendosje ka bërë përpjekje të vazhdueshme për formimin e qeverisë.
Por, Manxhuka thotë se LVV-ja është përballur me refuzime të njëpasnjëshme nga partitë opozitare.
9 shkurt 2025 – Zgjedhjet Parlamentare;
● 6 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e LDK-së.
Refuzohet ftesa;
● 30 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e PDK-së dhe LDK-së.
LDK refuzon ftesën, PDK kushtëzon emrat e gjithë kabinetit qeveritar;
● 5 maj 2025 – Ftesë për takim me kryetarin e LDK-së.
Refuzohet ftesa;
● 26 qershor 2025 – Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese;
● 27 qershor 2025 – Ftesë për të gjitha subjektet parlamentare;
● 27 qershor 2025 – Albulena Haxhiu: “Nëse në votim të fshehtë nuk i marrë 61 vota, unë tërhiqem”
● 26 gusht 2025 – Ndërrohet emri për Krykuvendar pas vendimit të GjK-së. Votohet Dimal Basha.
● 26 tetor 2025 – LVV nuk merr votat në Kuvend për formimin e Qeverisë së re. Opozita nuk voton.
● 4 nëntor 2025 – LVV mandaton Glauk Konjufcën për Kryeministër. Opozita sërish refuzon.
Sipas Manxhukës, këto data tregojnë se përgjegjësia për bllokadën politike nuk qëndron te Vetëvendosje, por te partitë opozitare.



Të tjera
Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri
Kurti me bashkëpunëtorët vizitojnë familjen e Rexhep Selimit në pesëvjetorin e arrestimit të tij
Pesë vjet nga arrestimi në Hagë – Memli Krasniqi viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi