Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas ka thënë se është i gatshëm për të përmbushur misionin e KFOR-it për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
Ulutas thotë se këtë mision do ta bënë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe përmes mbështetjes për dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne jemi të gatshëm dhe plotësisht të përkushtuar për të përmbushur misionin tonë për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal. Do ta bëjmë këtë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren, por edhe përmes mbështetjes tonë të fuqishme për dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, që është rruga drejt stabilitetit. Llogaris në vazhdimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre respektive të sigurisë”, ka deklaruar Ulutas.



Të tjera
E qara na ndihmon që të humbim peshë
Këshilla para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme
Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin