Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se është i domosdoshëm një takim i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me partitë politike për gjetjen e një zgjidhje për të dal nga ngërçi politik.
Sipas saj, bllokada politike për formimin e institucioneve është bërë shumë serioze si pasoj e qasjes bllokuese të Vetëvendosjes.
‘’Ne e kemi konsideruar të nevojshme që duhet të ketë një takim të ftuar nga presidentja e vendit me të gjithë akerët politik për të bërë përpjekje që dalim nga kjo situatë. PDK-ja është e hapur për secilin takim. Që nga mbarimi i zgjedhjeve ka mbajtur takime pothuajse me të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë dhe jemi të interesuar që t’i hapim rrugë zhbllokimit, prandaj është e nevojshme që çdo çelës që e nxjerrë situatën nga ky pozicion të jetë i rëndësishëm dhe të jetë i domosdoshëm që ta tejkalojmë ngërçin politik tre mujor”., ka deklaruar ajo për rtv21.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia