Jennifer Lopez foli për herë të parë për revistën Interview për divorcin e saj nga Ben Affleck. Ata vendosën të ndahen këtë shtator pas dy vitesh martesë.
Ajo pranoi se ndihet e vetmuar dhe e trishtuar në këtë situatë, por se nuk e lë ta përcaktojë nëse është në një lidhje apo jo.

Megjithatë, ajo shtoi se është një romantike që i pëlqen të jetë në një lidhje dhe dëshiron të plaket me dikë.

Thashethemet se Jennifer dhe Ben po divorcoheshin filluan të qarkullojnë këtë maj, por ata kanë hezituar të konfirmojnë publikisht se kanë probleme. Këngëtarja bëri kërkesë për divorc në gusht.
Edhe pse së fundmi paparacët i kanë “kapur” duke u puthur gjatë një dreke ku nuk kanë munguar edhe fëmijët e tyre, ata nuk kanë në plan të heqin dorë nga divorci.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli