Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Jeta s’matet me kilometra në orë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka shqiptuar 814 gjoba trafiku brenda dy javësh në rajonin e Ferizajt, për tejkalim të shpejtësisë, transmeton KosovaPost.

Nga policia është shtuar edhe se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”.

Komunikata:

Tetëqind e katërmbëdhjetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj

Ferizaj, 17.03.2026

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë periudhës 01–15.03.2026, ka shqiptuar gjithsej tetëqind e katërmbëdhjetë (814) gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16.02.2026 deri më 28.02.2026, me moton:

“Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Apel për shoferët:

Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.