Partia Guxo ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës, në kuadër të garës për zgjedhjet lokale. Kryesuese e listës është Jeta Statovci, një figurë e njohur e partisë, e cila ka deklaruar me entuziazëm se lista e këtij viti sjell një frymë të re dhe profesionale për kryeqytetin, transmeton KosovaPost.
Në listë janë përfshirë 51 kandidatë, prej tyre 25 gra dhe 26 burra, të cilët përfaqësojnë një përzierje të balancuar gjinore dhe profesionale. Ajo që bie në sy është diversiteti dhe cilësia e kandidatëve – përfshirë doktorë, arkitektë, ekonomistë, profesorë universitarë dhe artistë.
“Kam nderin t’i prijë kësaj liste për Prishtinën. Nuk gaboj të them se është lista më e freskët këto zgjedhje,” u shpreh Jeta Statovci.
Partia Guxo vjen me një vizion kreativ për zhvillimin e Prishtinës, duke synuar të sjellë ndryshim përmes përfaqësimit të denjë dhe ideve të reja në Asamblenë Komunale.
“Prishtina ka një mundësi kreative. Na priftë e mbara!” – përfundon Statovci.
Të tjera
Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim