Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Jeton Rakës për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në një takim të mbajtur me strukturat e LVV-së në Kaçanik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe deputetit Zyba, u konfirmua mbështetja e plotë për Rakën, i cili aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Në Kaçanik fituam në zgjedhjet qendrore dhe tash do të qeverisim edhe me komunën. Me kryetarin e ri, Jeton Raka, që ka mbështetjen e qytetarëve, do ta shndërrojmë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme, të përgjegjshme dhe zhvillimore”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas partisë, Jeton Raka ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në nivel qendror dhe pritet ta bartë këtë përvojë në nivelin lokal, duke i dhënë shtysë zhvillimit të komunës dhe afërsisë me qytetarët.
“Punëve të mira të Qeverisë Qendrore për Kaçanikun ua shtojmë intensitetin, por edhe i vazhdojmë ato si model edhe në nivelin lokal me Vetëvendosjen dhe Jeton Rakën si alternativën më të mirë për Kaçanikun,” thuhet më tej në komunikatë.
LVV ka ftuar të gjithë qytetarët e Kaçanikut që t’i bashkohen kësaj rruge për “ndryshimin e vërtetë”, duke premtuar një model të ri të qeverisjes lokale, me theks në transparencë, zhvillim dhe përfshirje qytetare.
Të tjera
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar. “Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Ai theksoi se demokratizimi i Serbisë mbetet një proces kompleks i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve, si dhe diskursi etnonacionalist. Sipas tij, transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.
Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës
Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë