Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), në një prononcim për “Bota sot” tha se ngecja e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk lidhet drejtpërdrejt me veprimet e qeverisë së Kosovës, por me mungesën e vullnetit brenda vetë BE-së.
Sipas tij, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare, veçanërisht qëndrimi i Qipros dhe ndikimi i Greqisë, si dhe përqendrimi i Brukselit tek Serbia dhe presidenti Vuçiç, po e mbajnë Kosovën të bllokuar në vend.
“Fakti që Kosova është plotësisht e bllokuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit të mundshëm në BE në fakt ka relativisht pak të bëjë me veprimet e qeverisë së saj. Problemi është në anën e BE-së. Më e qartë, pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe një – Qiproja – mund të mos e bëjë kurrë këtë edhe nëse Serbia e njeh, dhe në atë rast ka shumë të ngjarë të mbështetet edhe nga Greqia”, nënvizoi ai.
Krahas kësaj, Vogel thekson se BE-ja ka mundësi reale për të lejuar përparimin e Kosovës në procesin e pranimit, por mungesa e guximit politik po pengon çdo lëvizje në këtë drejtim.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën