Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar për “një takim miqësor pune” me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Spiropali nisi punën e saj sot me një kostum të zi, ndërsa Gërvalla mbante një fustan të kuq. Kombinimin e këtyre dy ngjyrave e vuri në pah Spiropali në një postim në Facebook.
“Takim miqësor pune me Donika Gërvalla, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, shkroi ajo.



Të tjera
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë