Jonida Vokshi do të rikthehet sërish si moderatore në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka përfunduar të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e sotme, ku për hapjen e spektaklit ka zgjedhur një fustan të zi të shkurtër.
“Me shumë emocion pres të nis këtë rrugëtim bashkë me ju sonte”, ka shkruar Jonida në rrjetet e saj sociale.

Foto: Instagram
Ajo shtoi gjithashtu: “Shihemi në 21:00 me sigurinë absolute që pritja ia ka vlejtur”.
Moderatorja duket më e motivuar se kurrë për të sjellë një sezon të mbushur me energji dhe surpriza për publikun.

Foto: Instagram
Ndërkohë, krah saj do ta ketë sërish Alaudin Hamitin, duke rikthyer kështu një dyshe tashmë të konsoliduar në këtë format.
Të dy pritet të hapin edicionin e ri me një spektakël që ka ngjallur pritshmëri të larta te fansat e reality shout.



Të tjera
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë
Si ta luftoni migrenën në kushte shtëpie