Jozi dhe Loredana eliminohen nga gjysmëfinalja – bileta e fundit mbetet mes Gertës dhe Eglit për finalen e BBVA 4

Gara drejt finales së “Big Brother VIP Albania 4” është bërë edhe më e ngushtë, ndërsa mbrëmjen e sotme janë eliminuar dy prej banorëve më të pëlqyer nga publiku: Jozi Marku dhe Loredana Brati.

Dyshja, të cilët u njohën dhe u afruan brenda shtëpisë së famshme, njihen tashmë si një ndër çiftet më simpatikë të këtij edicioni. Dinamika e tyre, momentet romantike por edhe debatet e sinqerta i bënë të jenë gjithmonë në vëmendje gjatë qëndrimit në BBVA4.

Por, përkundër mbështetjes që morën gjatë javëve të kaluara, Jozi dhe Loredana nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për të kaluar në finalen e madhe, që tashmë ka vetëm katër emra: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli.

Eliminimi i çiftit është pritur me emocione nga publiku, ndërsa shumë ndjekës në rrjete sociale kanë shprehur keqardhjen që Jozi dhe Loredana nuk do të jenë pjesë e përballjes për çmimin e madh.