Në një postim në Facebook Nela e ka konsideruar si të turpshëm veprimin e deputetëve të Kosovës duke thënë se 5 maji simbolizon ditën e vrasjes në pabesi të Qemal Stafës, themelues i Partisë Popoviçiane të Shqipërisë e që nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe martirët e saj!
Sipas Nelës, Kosova ka shumë data që mund të nderojë martirët e saj por në asnjë mënyrë datën 5 Maj!
Postimi i plotë:
E rëndë dhe e turpshme!
Kosova sigurisht duhet të ketë një datë për nderimin e martirëve të Lirisë së saj, por pse 5 Majin e cila është një datë që simbolizon vrasjen në pabesi të Qemal Stafës, një themeluesi të Partisë Popoviçiane të Shqipërisë e që nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe martirët e saj!
Nuk e di se si është vendosur kjo datë e nga kush?
Kosova ka shumë data që mund të nderojë martirët e saj por në asnjë mënyrë datën 5 Maj!
Një datë domethënëse do të ishte 5 Marsi data e rënies së heroit Adem Jasharit dhe familjes së tij apo një datë fjala vjen e betejës së Koshares!
Ju lutem hiqni dorë nga ky turp sepse data 5 maj nuk na bashkon por na ndan e na ndan me një kujtim shumë të rëndë!



Të tjera
Dyshohet se shkaktuan dëm milionësh
Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare