Dy ditë teste fizike dhe tani për Interin seanca e parë stërvitore në Apiano Xhentile, ku mbërriti edhe trajneri i ri i Italisë, Rino Gatuzo, së bashku me ndihmësin e tij Luixhi Riçio dhe Xhixhi Bufon.kivuNjë seancë e dyfishtë, e mbyllur për publikun, për të nisur përgatitjet, dhe më pas grumbullim gjatë natës për lojtarët zikaltër. Kështu mund të quhet se ka filluar zyrtarisht përgatitja për sezonin e ri, ndërsa Kivu dha edhe një konferencë për shtyp ku prezantoi sezonin e ri dhe pritshmëritë që kanë.
Me çfarë shpirti fillohet sezoni i ri?
Me shpirtin e duhur për të qenë konkurrues. Pritshmëritë janë gjithmonë të njëjtat për këtë skuadër që nga themelimi i saj, për të arritur objektivat.
Çështja Çalhanoglu është zgjidhur. Sa e lehtëson punën tuaj një grup kaq i rëndësishëm?
Një skuadër fituese që arrin të luajë dy finale Champions-i, një finale të Ligës së Europës dhe lufton për trofe tregon se grupi është i fortë dhe solid.
Si do të luajë Interi i Kivusë?
Synimi ynë është të jemi agresivë, vertikalë, duke ruajtur një ekuilibër dhe të arrijmë rezultate duke lexuar momentet e ndeshjes dhe të sezonit. Duam të jemi më hibridë, të përshtatshëm me fazat e ndryshme të lojës.
A është prioritet për Interin të fitojë kampionatin?
Nuk kemi nevojë për revansh, por të ndërtojmë për të ardhmen. Kemi detyrimin të mbajmë këtë skuadër në elitë. Do të japim maksimumin për të arritur objektivat. Ky grup dhe ky klub janë të bashkuar dhe duan të qëndrojnë lart në Itali dhe në botë.
Çfarë do të kërkoni nga lojtarët?
Respekt për shokët e skuadrës dhe për klubin. Gjithçka nis nga integriteti dhe dëshira për të kapërcyer vështirësitë. Ky grup e ka treguar që di ta bëjë këtë. Vetëm kështu mund të ecësh përpara dhe të luftosh për diçka të madhe. Edhe ne kemi kaluar sezone me ulje-ngritje që duhet ditur si të menaxhohen.
Konte ka lançuar një slogan për Napolin. Cili është slogani i Interit?
Nuk duam të kopjojmë askënd. Ne duam vetëm të punojmë për të qenë konkurrues.
Çfarë u thatë lojtarëve në Amerikë?
Ishte një diskutim mbi gjëra të ndodhura dhe të pathëna. Këto janë pjesë e një dhome zhveshjeje, e një grupi që ka shumë dëshirë për të fituar. Ndonjëherë grupi ka nevojë për sqarime.
A do të kapërcehet zhgënjimi i finales së Champions?
Jemi një grup i pjekur, me përvojë, që di të menaxhojë momente të tilla. Dimë të përballojmë edhe kritikat. Në maj pritshmëritë ishin shumë të larta, por gjërat nuk shkuan siç pritej. Kjo sjell një barrë mendore dhe zhgënjim. Por bukuria e futbollit është që gjithmonë ka një ndeshje apo një sezon të ri, ku mund të fillosh nga e para. Kritikat duhet t’i shndërrojmë në motivim.
Leoni dhe Pio Espozito?
Janë të jashtëzakonshëm. Janë e ardhmja e futbollit italian dhe për shumë vite do të përfaqësojnë kombëtaren.
Çfarë ju pëlqen më shumë deri tani?
Përgjegjësia që më është dhënë. Gjithmonë i kam pranuar sfidat për të arritur objektivat e mi personalë. Është një sfidë e bukur të kthehem në një klub që më ka dhënë kaq shumë. Nuk është vetëm kjo, është një klub në majat e futbollit. Dua të jap më të mirën dhe t’i kthej diçka klubit që më ka dhënë shumë në 18 vitet e fundit. Interi është në zemrën time dhe dua të jap diçka me vlerë.
Sa do të duhet të presim për të parë Interin e Kivusë?
Diferencën e bëjnë lojtarët, kjo është më e rëndësishmja. Trajneri jep identitetin, por pa lojtarë të mirë nuk mund të ecësh përpara.
A mund të luajë Çalhanoglu në një rol tjetër?
Mesfusha është e plotë, kemi shumë lojtarë cilësorë. Do të luajmë me dy ose tre mesfushorë sipas kundërshtarit dhe formës në stërvitje. Jam i lumtur që Çalhanoglu është kthyer në formë, ishte i mërzitur në SHBA që nuk mund të ndihmonte skuadrën. Ka punuar shumë dhe duket shumë mirë.
A mund të përballojë mesfusha juaj tre sulmues?
Nuk kam thënë kurrë që do të luajmë kështu. Në futbollin modern mënyra se si e mbulon fushën varet nga ajo që të jep kundërshtari. Janë situata për t’u interpretuar. Duhet të pranojmë duelet, kush fiton duelet, fiton ndeshjet. Përqendrohemi në parime, ndaj duam të kemi një identitet të qartë.
Si do ta bëni diferencën?
Me logjikë, me zemërim kur duhet, me buzëqeshje, me përgatitje më të mirë për lojtarët, duke i kuptuar ata. Ndonjëherë harrojmë që kemi të bëjmë me njerëz që mendojnë. Unë besoj shumë te komunikimi. Më pëlqen ky stil jete. Kam punuar gjashtë vite në sektorin e të rinjve për të mësuar të jem empatik. Tani kam të bëj me kampionë të mëdhenj.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Interi nuk e nis si favorit…
Unë njoh vetëm një rrugë, punë dhe përkushtim maksimal. Kupton kulturën e punës dhe pastaj korr frutat. Nuk është e drejtë të flasim për favoritë. Të gjitha ekipet pretendojnë, por rëndësi kanë faktet. Për të arritur objektivat, duhet të pedalosësh shumë.
Keni marrë mesazhe të veçanta?
Ka kaluar pak kohë. Mesazhet janë të njëjtat, i rilexoj ndonjëherë edhe i harroj sepse jam operuar në kokë… Më kanë bërë shumë qejfin mesazhet nga ish-shokët e mi, më qëndrojnë afër, dhe jam i lumtur për ta, siç janë edhe ata për mua. Mbështesim njëritjetrin. Më bëri shumë qejfin të ritakoja Maikonin në Amerikë, po ashtu Pupi, Materaci dhe gjithë ata që e njohin mirë këtë vend të mrekullueshëm.
Të tjera
Kurti mirëpret Delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë
Pesë cilësitë e një gruaje që nuk duhet ta lini
Tri arsyet kryesore që çojnë në fundin e një martese