Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë

Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të moteve, duke përcjellë një mesazh urimi dhe zotimi për Vitin e Ri 2026, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi publik, Kurti ka uruar qytetarët për një mbrëmje të këndshme dhe kremtim të paharrueshëm në rrethin familjar dhe shoqëror. Ai ka theksuar edhe zotimet e tij për siguri dhe begati.

“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë,” ka shkruar Kurti.

Mesazhi i kryeministrit vjen në prag të Vitit të Ri, në një kohë kur qytetarët po përgatiten për festimet e fundvitit, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie gjatë natës së ndërrimit të moteve.