Legjenda gjermane e futbollit me fjalë të mëdha për Xhakën
Granit Xhaka është një nga lojtarët më të mirë me prejardhje shqiptare, por edhe prej atyre zviceran.
Goxha i suksesshëm me trofe të fituar, por edhe me futbollin e treguar në dy ligat më të mëdha të futbollit europian, Premierligë dhe Bundesliga.
Mesfushori i Bayer Leverkusenit po ashtu është lavdëruar nga legjenda e futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Ai ka thënë se Xhaka është njeriu kryesor i dhomës së zhveshjes te Leverkuseni.
“Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka.
Ai është lideri, njeriu kryesor në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Klinsmann.
Granit Xhaka sezonin e kaluar e fitoi Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin, derisa shkoi edhe në finalen e Ligës së Europës.
Xhaka madje shkruajti historinë, duke u renditur i 16-ti në ranglistën e Topit të Artë 2024.



Të tjera
Trajnerja e njohur Andreja Ojstersek vjen në Kosovë për të udhëhequr kampin për të rinj
Arsyet pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë
Pesë shenjat që paralajmërojnë se hormonet po ndikojnë në peshë