Juventusi ka hapur negociatat për të transferuar Marcus Rashford dhe Jadon Sancho nga Manchester United, në një përpjekje për të forcuar repartin ofensiv. Dy sulmuesit anglezë janë pjesë e një grupi prej pesë lojtarësh që klubi anglez kërkon t’i largojë këtë verë.
Sipas raportimeve të “Sky Sports Italia”, Sancho është më afër një marrëveshjeje. Juventus ka zhvilluar bisedime pozitive me përfaqësuesit e tij të mërkurën dhe tashmë është afër mbylljes së transferimit për rreth 15 milionë euro – një shifër shumë më e ulët sesa që Mn United pagoi për të në vitin 2021.
Ai është lejuar të stërvitet vetëm pas orës 17:00 në qendrën stërvitore të klubit, së bashku me lojtarët e tjerë të përjashtuar nga planet e trajnerit të ri, Ruben Amorim.
Ndërkohë, Juventusi ka hapur edhe kontaktet e para për Rashfordin, i cili gjithashtu nuk bën pjesë në planet e trajnerit portugez. 26-vjeçari u huazua te Aston Villa në janar, ku rigjeti formën, por vendosi të mos qëndrojë përfundimisht në “Villa Park”.
Man United tashmë ia ka dhënë fanellën me numër 10 lojtarit të sapoardhur Matheus Cunha nga Wolves – një tjetër shenjë se koha e Rashford në “Old Trafford” po mbyllet.
Të tjera
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë
FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”