Vetëm një detaj i mungonte Juventusit, por tashmë gjithçka është kryer dhe Michele Di Gregorio mund të quhet portieri më i ri i Zonjës së Vjetër.
Kësisoj pasi kanë marrë Douglas Luiz nga Aston Villa dhe Khepren Thuram nga Nice, portieri italian është goditja e tretë e Juventusit në afatin kalimtar veror.
Zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim, pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi i ekzaminimit mjekësor (të cilin Di Gregorio do ta kryejë të premten) mes JMedical dhe Continassa.
Transferimi i Di Gregorios do t’i kushtojë Juventusit 20 milionë euro në total.
Në fakt portieri do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër si huazim për dy milionë euro, me Juventusin që e ka obligative blerjen e tij për 18 milionë të tjera pas një viti.
Nga ana tjetër portieri polak Wojciech Szczęsny do të largohet nga Zonja e Vjetër për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit