Juventusi e shkarkon trajnerin Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit

Juventusi e shkarkon trajnerin Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit.

Me anë të një deklarate për mediat, “Zonja e Vjetër” njoftoi shkarkimin e teknikut kroat.

Së bashku me të largohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik.

Përcaktues në këtë vendim të fortë ishte ecuria shumë e dobët e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, përballë Lazio-s pësuan humbjen e tretë radhazi, ndërsa kanë tetë ndeshje që nuk fitojnë.

Për momentin, deri në gjetjen e një trajneri të ri, drejtimin e Juves për takimin kundër Udieneses do ta marrë Massimo Brambilla, trajneri i Next Gen, një zgjedhje kjo brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtueseve të klubit për të gjetur profilin e duhur.

Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë.

Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini, shkruan balkanweb.

Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.