Klubi i madh italian, Juventusi i ka uruar suksese yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndaj Sllovenisë në “Stadion Stozice”, me fillim nga ora 20:45.
Kjo përballje është një ndeshje e madhe për Kosovën, pasi edhe me barazim, “Dardanët” e sigurojnë një vend në play-offin e Botërorit 2026.
Para kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka bërë një postim të veçantë për Edon Zhegrovë, për t’i uruar suksese në këtë ballafaqim.
“Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”, shkruan Juventusi.



Të tjera
Policia heton dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit
Izr@eli mbyll Xhaminë Ibrahim në Hebron, vendos orë policore ndaj palestinezëve për festën hebraike
Një mëngjes i lehtë dhe plot energji