Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bllokadën politike në vend.
Ai është shprehur se tendenca e bllokimit ka ardhur nga siç u shpreh ai, partitë opozitare dhe tha se tani s’është duke u bllokuar emri, por procedura.
“Nuk jemi të lumtur me këtë gjendje që është, por duhet të jemi të qartë që edhe shikuesit tanë e kanë kuptuar që tendenca e bllokimit ka ardhur nga partitë opozitare, që nga verifikimi i mandateve”.
“Opozita që në start ka bllokuar disa seanca, pastaj me bllokimin e emrit të përveçëm, por tani duhet të jemi të qartë, nuk është duke u bllokuar emri, është duke u bllokuar procedura”, është shprehur tutje ai.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë