Mbi 60 të prekur nga meningjiti në Kosovë, 2 të spitalizuar

Ka nisur shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Muajit Rozë, që i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe synon të ofrojë mbështetje për gratë që kanë kaluar përvoja me këtë sëmundje.

Protezat dhe sytjenat janë dhuruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”.

Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së Klinikës së Onkologjisë dhe do të vazhdojë çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, në orarin 08:00 – 10:00.

Ky aktivitet simbolik dhe humanitar është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacienteve që përballen me kancerin e gjirit