Nezir Kraki, deputet i Partisë Guxo ka komentuar rreth asaj se a ka pasur marrëveshje me partitë e tjera përpara seancës së sotme.
Ai ka theksuar se ka pasur gatishmëri por sipas tij, sot ka munguar guximi për të vepruar.
“Unë nuk e di sa ka qenë e sigurt ajo situata ku disa deputetë nga disa parti përballë do votonin, në klimën aktuale, kaq të tensionuar dhe në distancën që është thelluar mes nesh dhe atyre, unë realisht e kam goxha të zorshme me imagjinu dy apo tre deputetë të PDK-së ose LDK-së që të dalin prej atij grupi dhe me u rreziku ata vet brenda grupit ku janë, pa një dakordësi me liderët e tyre, me partinë e tyre.”
“Ata me gjasë nuk e kanë gjetur atë mirëkuptimin te të vetit dhe sot nuk patën guximin të dalin. Ka pasur gatishmëri, por sot mungoi ose guximi, ose nuk janë rreshtuar yjet siç duhet në kalkulimet politike brenda partisë ku ata janë”, u shpreh ai në Klan Kosova.



Të tjera
Si e mendojnë meshkujt femrën ideale
Kisha pasur dëshirë që Konjufca sot ta marrë mandatin e kryeministrit
Bislimi thotë se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat