Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e të Drejtave të Njeriut në mes të Transformimeve Globale: Sfidat Kombëtare dhe Detyrimet Ndërkombëtare”, e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, tha se ka rritje të gjithmbarshme të së djathtës ekstreme.
“Nga ky zhvillim i hovshëm që po fiton përhapja propagandën me pretekstin për ruajtjen e sigurisë kombëtare, e shpeshherë duke u thirrur në politikat e migracionit. Në saje të këtij narracioni, ka rritje të gjithmbarshme të së djathtës ekstreme, që në thelb debatin publik e zhvillon përmes gërshetimit me një temë tjetër, që është anatemimi i migracionit, duke e përshkruar këtë fenomen si thelbin e stagnimit, e stagnimit ekonomik. Këto janë disa nga sfidat e globalizmit që po vazhdojnë më tej të tundin korpusin e të drejtave të njeriut”, tha Basha.
Basha vlerësoi se Institucioni i Avokatit të Popullit, ka luajtur rol të rëndësishëm në Kosovë.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof