Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar një projektligj të paraqitur nga ministri i Brendshëm konservator Alexander Dobrindt, që do ta kufizojë ribashkimin familjar për disa refugjatë.
Kufizimet për ribashkim familjar do t’i preknin imigrantët në Gjermani me të ashtuquajturin “status plotësues mbrojtjeje” – domethënë, njerëzit që nuk kanë status të plotë të refugjatit, por lejohen të qëndrojnë në vend për shkak të kërcënimit të persekutimit politik në vendet e tyre të origjinës.
Po ashtu u miratua një projektligj që do ta shfuqizojë mundësinë që imigrantët e integruar mirë të bëhen shtetas gjermanë pas tre vjetësh qëndrimi, ky ligj ishte prezantuar nga qeveria e mëparshme gjermane. Rregullat parashihnin që imigrantët e integruar mirë të aplikonin për shtetasi gjermane pas tre vjetësh në vend të pesë vjetëve.
Dy projektligjet, duhet të miratohen ende në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.



Të tjera
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës