Modelja e njohur shqiptare, Kader Kicaj, ishte ndër të ftuarat më të spikatura në një dasmë që u zhvillua mbrëmë.
Për këtë aheng të veçantë, Kaderi zgjodhi të vishej me një fustan elegant ngjyrë hiri, i mbuluar me xixa të shkëlqyera që kapnin çdo rreze drite.
Pamja e saj ishte e kuruar deri në detaje, duke përfshirë stilimin e flokëve, make-up-in e sofistikuar dhe aksesorët minimalë, që bënë që modelja të duket vërtetë e mrekullueshme.
Jo vetëm që fustani tërhoqi vëmendjen, por Kaderi nuk i la pa ekspozuar edhe format trupore, duke theksuar linjat e saj perfekte. Në çdo kënd, ajo dukej si një “bombë” e vërtetë, duke shkëlqyer edhe më shumë se vetë xixat e fustanit.

Të ftuarit nuk i kursyen komplimentet, ndërsa fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e bërë Kaderin një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes.

Fansat e saj e kanë përshkruar pamjen si “e papërmbajtshme” dhe disa madje sugjeruan se Kaderi mund të ketë vënë standarde të reja për elegancën dhe glamurin në dasma.



Të tjera
Sigurimi fizik i UP paralajmëron greva pas mos rritjes së pagave deri 2027
Rama dhe Linda shpërfillin çiftin presidencial
Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane