Oficer Kadet Fatlind Imeraj, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
FSK në një postim në Facebook shkruan se ceremonia e diplomimit në emër të SH.T. Mbretit Charles III u drejtua nga General Sir James Hockenhull.
“Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në forcat e armatosura. Duke filluar nga parimet bazë të forcave të armatosura, udhëheqja, dhe taktikat dhe llojet e opracioneve ushtarake janë disa nga fushat që përgatiten oficerët e rinj të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerët ndërkombëtar. Oficer Kadet Fatlind Imeraj është kadeti i 32 që e përfundon shkollimin në këtë akademi prestigjioze ushtarake nga FSK”, thuhet në njoftim.
Në ceremoninë e diplomimit nga FSK morën pjesë Kolonel Ahmet Ajeti, Kolonel Ali Krasniqi, Atasheu i FSK në Mbretërinë e Bashkuar, kolonel Agron Bajrami, dhe përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Arta Qehaja dhe Ilir Bytyqi
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb