Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj heshtjes së disa drejtuesve politikë në prag të zgjedhjeve lokale, duke kërkuar që ata të shprehen hapur për nevojën e ndryshimit në komunat e tyre.
Në një reagim publik, ai ka kërkuar nga kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, të deklarohet qartë nëse qyteti ka nevojë për ndryshim, duke theksuar se “heshtja nuk është neutralitet, por kalkulim i padinjitetshëm”.
Po ashtu, Kryeziu ka përmendur edhe kandidatin e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, duke thënë se edhe ai duhet të mbajë qëndrim të qartë për qeverisjen aktuale të kryeqytetit, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Nëse, sipas tij, s’ka nevojë për ndryshim, atëherë Driton Selmanaj beson se Shaqir Totaj e ka udhëhequr mirë Prizrenin.
E njëjta vlen edhe për Uran Ismailin në Prishtinë: edhe ai duhet të thotë qartë nëse kryeqyteti ka nevojë për ndryshim.
Sepse heshtja do të thotë se Përparim Rama ka qeverisur mirë.
Heshtja është virtyt i kalkulantëve, jo i prijësve.



Të tjera
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk